×
  • Lajme
  • Botë

    Mjekët e shpëtuan fëmijën e lindur me tri këmbë dhe deformime tjera

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 11:51

    Fëmija i lindur me tri këmbë dhe deformime tjera, si dy organe gjenitale dhe pa vrimën anale, është shpëtuar nga mjekët në një spital të Moskës së Rusisë.


    Këmba e tretë, mendohet se i përkiste binjakut të tij, që nuk u zhvillua mirë derisa ishte fetus, për të mbetur më pas në trupin e tij.

    Gjymtyra shtesë, ishte parë gjatë kontrolleve kur nëna tij ishte shtatzënë, e cila refuzoi të abortonte dhe kreu më pas lindje krejtësisht të rregullt.

    Në muajin shkurt, fëmija i ishte nënshtruar operimit, për t’ia larguar njërin organ gjenital, si dhe një pjesë të tepërt të sistemit të urinimit. Si dhe intervenimi, për t’ia hapur vrimën anale, që ishte e mbyllur.

    Tani që fëmija i ka një vit e gjysmë, i është larguar edhe këmba e tretë që i kishte dy thembra, ndërsa mjekët pretendojnë se do të jetojë krejtësisht normal, sepse ka gjendje shëndetësore shumë të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!