×
  • Lajme
  • Botë

    NATO dhe ShBA fillojnë tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 23:40

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata Veri-atlantike kanë nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani.


    Më shumë se 100 ushtarë të SHBA-ve janë tërhequr së bashku me mjetet ushtarake.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka lëshuar urdhrin për të filluar tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani jo më larg se me datë 1 maj, raporton CNN përcjell Klan Kosova.

    Zëvendëssekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se tërheqja e plotë duhet të ndodhë deri më 11 shtator.

    Administrata e ish-presidentit, Donald Trump, pati arritur një marrëveshje me talibanët për tërheqje të trupave të huaja në këmbim të garancive se nuk do të lejojnë që Afganistani të bëhet strehë e grupeve terroriste si dhe të pranojnë negociatat e paqes me qeverinë afgane.

    Zyrtarë të lartë afganë thonë se talibanët po përdorin forcë në përpjekje për të fituar territor derisa trupat e huaja po tërhiqen.

    Talibanët kanë zhvilluar një kryengritje dy dekadëshe që kur u dëbuan nga pushteti nga trupat e udhëhequra nga SHBA-ja më 2001.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!