×
  • Lajme
  • Botë

    Në Venezuelë banorët prisnin ujin, por nga çezma filloi të rridhte naftë

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 19:53

    Kur banorët e Venezuelës janë zgjuar nga gjumi dhe kanë lëshuar çezmat brenda shtëpive për të lëshuar ujin, ata kanë mbetur të shtangur pasi po dilte diçka tjetër.


    Sipas mediave të huaja, banorët në San Diego, shteti Carabobo, përmbytën mediat sociale me fotografi dhe video të ujit të zi ndërsa ankoheshin se ishte kontaminuar me naftë.

    Siç thuhet tutje, qyteti ka vuajtur me një furnizim të ndërprerë të ujit për muaj me radhë.

    Por kur furnizimi u kthye të mërkurën, banorët zbuluan se nuk mund të pinin atë që po dilte nga rubinetat e tyre, transmeton Telegrafi.

    Një gazetar lokal, shkroi në Twitter: “Gjendja për mungesën e ujit në San Diego është e tmerrshme. Ka sektorë që kanë kaluar më shumë se dy muaj pa shërbim”.

    “Këtë mëngjes uji që erdhi në San Diego ishte i tmerrshëm. Fare i përshtatshëm për konsum”.

    Ndryshe, thuhet se Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës së përpunuar në botë, por presidenti Maduro është akuzuar për keqmenaxhimin e saj, duke lënë kombin të varfër.
    Raportet e “ujit të zi” filluan të qarkullojnë një ditë pasi kryeprokurori i Venezuelës filloi një hetim ndaj kreut të opozitës Juan Guaido, rreth ndërprerjes së ujit.

    http://<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”https://www.dailymail.co.uk/embed/video/1881908.html”></iframe>

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!