×
  • Lajme
  • Botë

    Nëna e Assange reagon pas arrestimit: Jini të butë me djalin tim!

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 16:08

    Kristine Assange, nëna e themeluesit të Wikileaks,  Julian Assange, u ka kërkuar autoriteteve britanike të jenë të butë ndaj djalit të saj, i cili aktualisht ndodhet në një burg të Londrës.


    Assange u arrestua dje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, dhe nëna e Assange tha se djalit të tij iu mohua e mundësia e kujdesit mjekësor, si dhe shumë të drejta tjera, shkruan AP, transmeton Reporteri.net.

    “Ju lutem jini të durueshëm, të butë dhe të sjellshëm ndaj tij”, i tha ajo policisë dhe stafit të gjykatës.

    Assange u arrestua dje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku kishte qëndruar për gjashtë vjet me radhë. Gjyqtari tha se Assange do të paraqitet para gjykatës më 12 qershor, kur kërkesa e SHBA-ve për ekstradimin e tij do të konsiderohet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!