×
  • Lajme
  • Botë

    Nëna kurde me trupin e vajzës në duar i dërgon mesazh rrëqethës Erdoganit

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 9:29

    Aktori legjendar amerikan Robert Deniro ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një video të një nëne kurde emri i të cilës në është bërë i ditur, e cila është arratisur përpara një sulmi turk në Siri.


    “Burri qëndroi pas meje, dhe unë nuk e di nëse ai ishte gjallë. Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Unë e mora trupin e vajzës time dhe u largova. Çfarë dëshiron ai?”, thotë ajo me lotë para kamerës, transmeton Reporteri.net.

    “Amerika na ka shitur në Turqi, Turqia po vret fëmijët tanë. Ku janë të drejtat e popullit kurd? Ku janë të drejtat tona? A nuk jemi ne njerëz sepse ne jemi kurdë dhe flasim gjuhën kurde?

    “Shikoni atë! Unë mbaj trupin e vajzës time, nuk kam ku të shkoj, nuk kam ku të jetoj! Ku të shkoj? Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Pse nuk bëri asgjë, ndërsa Shteti Islamik po sulmonte kurdët dhe po vriste fëmijët tanë?”, thotë ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!