×
  • Lajme
  • Botë

    Një person tenton të hap derën e avionit në ajër, tmerrohen pasagjerët

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 22:49

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të kompanisë “Delta”, ku pasagjerët janë tmerruar, gjatë udhëtimit të tyre nga Los Angeles drejt Atlantas në SHBA.


    Mediat e huaja, bëjnë me dije se njëri prej pasagjerëve ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër.

    Siç shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se fillimisht ai u kërkoi pasagjerëve të tjerë të ulen dhe të vendosin maskat e oksigjenit, ndërsa më pas shkoi te dera e avionit për ta hapur.

    Ka qenë ekuipazhi i avionit, që u kërkoi ndihmën e pasagjerëve që të mos e lejonin qytetarin ta hapte derën. Personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi vijoi normalisht.

    Pamjet janë publikuar nga një pasagjere dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!