×
  • Lajme
  • Botë

    Një spital në Gjermani futet në karantinë shkaku i variantit të ri të koronavirusit

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 22:03

    Autorittet shëndetësore në Gjermani kanë futur në karantinë një spital në Berlin, pasi 20 pacientë dhe personel mjekësor janë prekur me variantin e ri të koronavirusit.


    Varianti i ri është zbuluar në Britani të Madhe dhe shpejt po përhapet në botë.

    Numri i të prekurve në spitalin “Humbolt” në Berlin me variantin B117 shpejt pritet të rritet, ka thënë zëdhënësja e spitalit për agjencinë Reuters.

    Vendimi për të futur në karantinë spitalin do të thotë se nuk do të pranohen pacientë të ri, e as nuk do të lirohen ata që janë pa u shëruar.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel, të enjten ftoi gjermanët të ndalojnë së ankuari për procesin e ngadalshëm të vaksinimit dhe mbrojti vendimin për vazhdim të bllokadës, si domosdoshmëri për ndalim të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!