Një tërmet i fuqishëm godet sërish Turqinë

Një tërmet me madhësi 5.2 ballë ka ndodhur në rrethin Kirkağaç të Manisa të Turqisë.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti u ndje në Izmir, Bursa dhe Stamboll.

Sipas informacionit të marrë nga Departamenti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me madhësi 5.2 ndodhi në 19.09 (sipas kohës lokale), selia e të cilit ishte Manisa Kırkağaç.

Siç thuhet më tej, AFAD njoftoi se thellësia e tërmetit ishte 6.98 km.

Së paku deri më tani nuk është raportuar për dëme të mundshme materiale e as për ndonjë të lënduar.