×
  • Lajme
  • Botë

    Notre Dame dhe humbjet e tjera të njerëzimit në Lindjen e Mesme

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 16:11

    Zjarri i së hënës në katedralen Notre Dame të Parisit risjell në mendje monumentet dhe thesaret e tjera historike që njerëzimi ka humbur gjatë viteve të fundit gjatë luftërave civile në Siri, Irak dhe Afganistan.


    Ndërsa çatia dhe kambana e katedrales Notre Dame ishin viktimë e një zjarri aksidental, monumentet në vendet e Lindjes së Mesme u shkatërruan nga eksplozivët.

    Qyteti antik Palmira

    Midis viteve 2015 dhe 2017 grupi terrorist ISIS pushtoi qytetin e lashtë Palmira të Sirisë, një vend në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku dhe shkatërroi shumë nga monumentet e saj historike.

    ISIS-i shkatërroi edhe statujën e luanit Al-lat si dhe disa statuja të tjera madhështore si tempullin e shekullit I, Baal Shamin, tempullin Bel dhe kullën e shekullit II, Elahbel, transmeton “AA”.

    Një oaz i historisë në shkretëtirën siriane, në verilindje të kryeqytetit Damask, Palmira është shtëpi e monumenteve të rrënuara të një qyteti të lashtë që ishte një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në dy shekujt e parë të erës sonë.

    Palmira pritet të rihapet për turistët këtë verë pas rinovimeve gjithëpërfshirëse.

    Xhamia e Madhe e Alepos

    Xhamia e Madhe e Alepos, e njohur edhe si xhamia Umayyad, është xhamia më e madhe dhe një nga më të vjetrat në qytetin sirian Alepo, e shkatërruar nga lufta.

    Po ashtu e listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, ky thesar i civilizimit selçuk besohet të jetë vendi ku ndodhen eshtrat e profetit Zekerija, babai i profetit Jahja, figura të respektuara si në Islam ashtu edhe në Krishtërim.

    Xhamia kolosale u ndërtua për herë të parë në shekullin XVIII para Krishtit. Ndërtesa aktuale, megjithatë, daton në shekujt XI-XIV. Minarja e gurit prej 114 metrash u ndërtua në vitin 1090 dhe u shkatërrua nga regjimi sirian gjatë luftimeve civile siriane në vitin 2013. Ajo është duke u rinovuar që nga viti 2017.

    Xhamia e Madhe al-Nuri

    Xhamia al-Nuri, e famshme për minaren e saj të anuar, u shkatërrua nga ISIS-i gjatë betejës së Mosulit të vitit 2017. Ndërtesa historike 850-vjeçare aktualisht po kalon një rinovim gjithëpërfshirës.

    Statujat e Budës në Bamian

    Të ndërtuara në shekullin VI në Luginën Bamyan në Hazarajat, rajon në Afganistanin Qendror, 230 kilometra në veriperëndim të Kabulit, dy statujat monumentale të Gautama Buddha, u shkatërrua nga talebanët.

    Ato përfaqësonin stilin klasik të përzier të artit, Gandara, dhe përkatësisht ishin 35 dhe 53 metra të gjata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!