×
  • Lajme
  • Botë

    Numri i të papunëve arrin rekord në SHBA

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 16:05

    Numri i personave pa vende të punës në Shtetet e Bashkuara ka arritur në shifra rekorde, teksa ekonomia përballet me vështirësi për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.


    Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar benefite që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, ështët thënë në të dhënat e Departamentit të Punës.

    Rekordi i kaluar ishte shënuar më 1982, kur numri i të papunëve kishte arritur në 695,000.

    Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës.

    Ky lajm vjen pas mbylljes së restoranteve, teatrove, hoteleve dhe palestrave në Shtetet e Bashkuara.

    Kompanitë e prodhimit të makinave kanë ndalur dukshëm veprimatrinë, përderisa udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

    Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa rreth 1,046 kanë vdekur nga kjo sëmundje./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!