×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH-ja paralajmëron për një pandemi “të stërzgjatur”

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 10:46

    Pandemia e koronavirusit pritet të jetë e “stërzgjatur”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa shtetet nëpër botë po e kanë të zorshme ta frenojnë përhapjen e virusit.


    Të dielen, gjendje e fatkeqësisë u shpall në shtetin australian të Victorias, midis masave të rrepta për futjen në kontroll të krizës.

    Në Evropë gjatë fundjavës, Franca dhe Polonia ishin në mesin e shteteve që raportuan një rritje të rasteve me koronavirus, shkruan “Euronews”, transmeton KOHA.

    OBSH-ja të dielën e “theksoi kohën e stërzgjatur të kësaj pandemie COVID-19”, pasi që komiteti i saj për gjendje emergjente u takua të premten, për ta vlerësuar gjendjen, gjashtë muaj pasi që e kishte dhënë alarmin, më 30 janar.

    Kjo organizatë po ashtu paralajmëroi rreth rrezikut të “lodhjes nga reagimi”, duke pasur parasysh presionet socio-ekonomike mbi shtetet.

    “OBSH vazhdon ta konsiderojë tejet të lartë rrezikun që i kanoset botës nga COVID-19”, shkruan në deklaratë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!