×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje që po përlotin botën/ Pronarin ia shtypi treni, qeni besnik nuk pranon të largohet

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 22:40

    Disa pamje të trishta që po bëjnë xhiron e botës vijnë nga shteti i Nuevo Leon.

    Në fotot e publikuar shihet një qen besnik i cili refuzon të largohet nga trupi i pajetë i pronarit që është shtypur nga treni.

    Viktima, i cili sipas raportimeve ishte 57-vjeçari, Victor Reyna Vazquez kishte qenë në gjendje të dehur duke pirë birrë tek shinat në momentin që u godit nga treni.

    Stafi i emergjencës e gjeti qenin e viktimës pranë trupit të pajetë dhe thuhet madje që atyre ju desh ta largonin me forcë nga skena.

    Sipas mediave vendase, qeni tentoi gjithashtu të kafshonte një nga oficerët e policisë dhe mjekët të cilët u përoqën ta largonin nga pronari.

    ksidenti ndodhi në shinat e trenit të Montemorelos, në shtetin Nuevo Leon. Raportohet se viktima ishte një i alkoolizuar dhe miku i tij i vetëm prej vitesh kishte qenë qeni i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!