×
  • Lajme
  • Botë

    Paralajmërohet hakmarrje për sulmin në Zelandë të Re

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 15:04

    Pas aktit terrorist që ndodhi në Zelandën e Re dhe la të vdekur 49 persona, një llogari e hapur në rrjetin social Twitter ka paralajmëruar hakmarrje.


    Llogaria e hapur në rrjetin social Twitter, ka paralajmëruar hakmarrje për aktin barbarë që bëri Brenton Tarrant, duke vrarë rreth 49 persona në dy xhami, në Zelandën e Re.

    Në twitter është postuar një fotografi me armë të gjatë që mbanë emra të shkruar në gjuhen Arabe, njëjtë siç kishte vepruar terroristi Brenton Tarrant kundër myslimanëve. Po ashtu, mbishkrimi në këtë foto është në gjuhën angleze, ku thuhet “Revenge is coming”, që kuptimin e ka “Hakmarrja po vjen”.

    Sipas fotografisë, hapja e llogarisë është bërë në Australi dhe mbanë emrin “Sofian AL-Muslim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!