×
  • Lajme
  • Botë

    Përmes një “mashtrimi telefonik”, të moshuarës në Hong Kong iu “vodhën” 32 milionë dollarë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 15:38

    Një grua 90-vjeçare nga Hong Kongu është mashtruar nga mashtrues që paraqiten si zyrtarë kinezë, ka thënë policia, në mashtrimin më të madh të regjistruar të qytetit.


    Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, policia tha të martën se mashtruesit kishin në shënjestër një grua të moshuar që jetonte në një pallat në Peak, lagjja më e pasur e Hong Kongut.

    Verën e kaluar kriminelët kontaktuan gruan duke pretenduar të ishin zyrtare kineze të sigurisë publike.

    Ata pretenduan se identiteti i saj ishte përdorur në një çështje të rëndë penale në territorin e Kinës.

    Asaj i thanë se duhej të transferonte paratë nga llogaria e saj bankare në ato të mbajtura nga ekipi i hetimit për ruajtje dhe kontroll, njoftoi South China Morning Post, duke cituar burime policore.

    Policia tha disa ditë më vonë një person arriti në shtëpinë e saj me një celular të dedikuar dhe një kartë SIM për të komunikuar me agjentët e rremë të sigurisë të cilët e bindën atë të bënte një total prej 11 transferimesh bankare.

    Përgjatë pesë muajve, zonja e moshuar dha një total prej 32 milionë dollarë për mashtruesit, shuma më e madhe e regjistruar, e ndodhur nga një “mashtrim telefonik”.

    Policia tha se mashtrimi u vërejt vetëm sepse ndihmësi i shtëpisë së zonjës së moshuar mendoi se diçka e dyshimtë po ndodhte dhe kontaktoi vajzën e punëdhënësit të saj e cila më pas lajmëroi oficerët.

    Hong Kongu ka një nga përqendrimet më të larta në botë të miliarderëve, shumë prej tyre të moshuar, duke i bërë ata të prekshëm nga mashtruesit.

    Raportet e “mashtrimeve telefonike” u rritën me 18% në tremujorin e parë të vitit 2021 me mashtruesit që futën në xhep rreth 45 milionë dollarë amerikanë gjatë periudhës.

    Në vitin 2020, policia tha se trajtoi 1,193 raste “mashtrimi telefonik” kur u vodhën një total prej 74 milionë dollarë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!