×
  • Lajme
  • Botë

    Personi më i ri që u dënua me vdekje në shekullin e 20-të në Amerikë: Pas 70 vitesh u dëshmua pafajësia e tij

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 16:53

    Afroamerikani George Stoney Junior ishte personi më i ri i dënuar me vdekje në shekullin e 20-të në Amerikë, Karolinën e Jugut.


    Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u ekzekutua në një karrige elektrike më 16 qershor 1944. Gjatë gjykimit, deri në ditën kur u ekzekutua, e mbajti Biblën në duart e tij, duke argumentuar se ishte i pafajshëm. Ai u akuzua për vrasjen e dy vajzave, të bardha, Beti Jung Biniker (11) dhe Mary Emu Temz (7) në mars të atij viti, transmeton Reporteri.net.

    Trupat e tyre u gjetën në një gropë të cekët afër shtëpisë ku George jetonte me prindërit e tij. Një dëshmi e vetme, indirekte në gjykim ishte fakti që ai kishte folur me vajzat një ditë para se të gjendeshin të vdekura.

    Askush nuk ishte duke kërkuar ALIBINË

    Ai dhe motra e tij më e vogël, Amy, po shëtisnin aty afër kur vajzat kaluan dhe i pyetën se ku mund të gjejnë lule. Alibia e tij kurrë nuk u mor parasysh, ndonëse ai e kishte atë. Në kohën kur vajzat u vranë, George me motrën e tij Amy, po ruanin lopët. Në atë kohë, të gjithë juristët në gjyq ishin të bardhë. Gjyqi zgjati vetëm dy orë dhe vendimi u miratua në vetëm 10 minuta.

    I MBYLLUR NË QELI

    Para ekzekutimit, George nuk mund t’i shihte prindërit e tij për 81 ditë. Ai u mbajt në izolim, 80 kilometra nga qyteti ku jetonte. U mor në pyetje i vetëm, pa praninë e prindit ose avokatit. Sherif pohoi se djali kishte pranuar vrasjet, edhe pse nuk kishte asnjë dokument të nënshkruar ose të shkruar, shkruan Washington Post, transmeton Reporteri.net.

    Nëpërmjet procedurave të gjykatës kaloi krejtësisht i vetëm. Asnjë afroamerikan nuk ishte i pranishëm në gjyq. Ai u vra  në karrige elektrike me elektricitet prej 5.380 volt që kaloi nëpër kokën e tij.

    DREJTËSIA ERDHI 70 VITE MË VONË

    Shtatëdhjetë vjet më vonë, pafajësia e tij u provua nga një gjykatës nga Karolina e Jugut. Një pjesë e binarëve ku vajzat u vranë ishte mbi 19 kilogramë. Për këtë arsye, ishte e pamundur që Xhorxh ta ngrinte, le më t’i vriste vajzat. Në atë kohë, ai ishte rreth 152 centimetra i gjatë dhe peshonte rreth 45 kilogramë.

    Djali ishte i pafajshëm por dikush e inskenoi ngjarjen që ai të dukej fajtor vetëm pse ishte me “ngjyrë”.

    Stephen King u frymëzua nga historia e tij tragjike kur shkroi “Green Mile”, e cila u publikua në vitin 1999. Historia e tij është përshkruar në filmat: Historia e George Stinney, Jr (2017),”83 ditë” “Ekzekutimi i George Stinney”./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!