×
  • Lajme
  • Botë

    Policia gjermane paralajmëron: Ky serb i rrezikshëm është arratisur nga burgu, kërkon të vrasë sa më shumë njerëz në Evropë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 14:41

    Sipas mediave gjermane, nga burgu, është arratisur një person rrezikshëm dhe i paparashikueshëm i cili është diagnostikuar me çrregullim të personalitetit. Ndërkohë, kërkimi për të është shtrirë në të gjithë Evropën, transmeton Reporteri.net


    Bëhet fjalë për serbin Daniel Vojnoviq, 31 vjeçar i cili arriti tu shpëtojë dy rojeve dhe të arratiset nga burgu, një javë të parë.

    Siç shkruajnë mediat gjermane, Daniel Vojnoviq, e kaloi një pjesë të madhe të jetës në burg dhe kështu vendosi t’ia hapë zemrën një terapisti të cilit i tha se kishte në plan të vriste sa më shumë njerëz dhe pastaj të kthehej sërish në burg.

    Ndërkohë, policia menjëherë ka publikuar fotografinë dhe informacionet bazë lidhur me këtë njeri. Siç shihet në pamje, ai është tullac dhe me mjekër të gjatë. Në kohën e arratisjes ai mbante veshur xhinse blu, këpucë të shëndritshme dhe xhaketë lëkure kafe.

    Vojnoviq po shërbente dënimin prej tre vitesh burg në kohën kur u arratis, një javë më parë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!