×
  • Lajme
  • Botë

    Prej lodhjes duke numëruar votat mbi 270 njerëz vdesin në Indonezi

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 21:28
    A voter casts her ballot at a polling station, where Indonesian presidential candidate Joko "Jokowi" Widodo and his wife Iriana, will cast their vote later in Jakarta July 9, 2014. Indonesians voted in a presidential election on Wednesday that has become a closely fought contest between the old guard who flourished under decades of autocratic rule and a new breed of politician that has emerged in the fledgling democracy. Only the third direct election for a president in the world's fourth-most populous state, the contest pits former special forces general Prabowo Subianto against Jakarta Governor Joko "Jokowi" Widodo, who have been running neck-and-neck in opinion polls. REUTERS/Darren Whiteside (INDONESIA - Tags: ELECTIONS POLITICS) - GM1EA79192401

    Nga sëmundjet e lidhura me lodhjen e shkaktuar nga orari i gjatë i punës duke numëruar miliona fletë votimi me dorë kanë vdekur më shumë se 270 punonjës të zgjedhjeve në Indonezi, ka deklaruar një zyrar.


    Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve (KPU), tha se 1,878 të tjerë punëtorë gjithashtu nuk ishin ndier mirë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

    Sipas BBC, rreth shtatë milionë njerëz po ndihmonin duke numëruar dhe monitoruar votimin e 17 prillit, ku stafi pritej të punonte edhe gjatë natës në kushte të jo të mira, të cilat shkaktuan një lodhje të madhe fizike.

    Zgjedhjet ishin hera e parë që vendi prej 260 milionë banorësh kombinonte votën presidenciale me votat parlamentare kombëtare dhe rajonale, me qëllim që të kursente para.

    Rreth 80% e 193 milionë votuesve të mundshëm votuan në më shumë se 800,000 vendvotime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!