×
  • Lajme
  • Botë

    “Protestat në Serbi po i organziojnë shërbimet e huaja”- Vuçiq përplaset ashpër me politikanin kroat

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 11:23

    Një “grindje” e pazakontë shpërtheu midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe politikanit nga Zagrebi, Pavel Kaliniq.


    Arsyeja për këtë janë deklaratat e Kliniq që kishte bërë në televizionin N1. Përkatësisht, Pavle Kaliniq, në këtë medium kishte komentuar protestat e shpeshta në Beograd duke thënë se shërbimet e inteligjencës së jashtme qëndrojnë pas protestës, transmeton Reporteri.net

    “Përtej kësaj, unë nuk besoj se qëndron ekipi nga partia Dveri, Dragan Gjilas ose Vuk Jeremiq. Në këtë rast me siguri ka një ndihmë anësore për të sjellë Vuçiqin në vijë, për të bërë atë që kërkohet prej tij – për të punuar ose për të sjellë një ekip të ri që do të dëgjojë më mirë”, tha Kaliniq, ndër të tjera.

    Lajmi arriti shpejt tek presidenti serb, i cili me sa duket ishte prekur nga këto deklarata. “Sa i përket Pavle Kaliniq, nuk e di se kush është, t’ju them të vërtetën. Unë nuk shikoj mediat kroate, vetëm  e di se ata do të gëzoheshin për rrënimin tim. Nuk kam ide se çka flasin. Shërbime të inteligjencës? Dëgjoni njerëz, nëse mendoni se të gjitha vendet e tjera të kësaj bote qëndrojnë dhe shikojnë se çfarë po ndodh – le të qëndrojnë dhe të shikojnë”, tha Vuçiq, para gazetarëve.

    Sidoqoftë, Vuçiqi më vonë kërkoi numrin e telefonit të Kaliniq dhe personalisht e kontaktoi atë. Këtë Kaliniq e konfirmoi vetë për N1 duke thënë: “Ai së pari komentoi, dhe më pas e shikoi emisionin në Zagreb, pasi u dëgjuam, biseduam dhe kapërcyem keqkuptimet. Gjithsesi, ai është një person shumë i këndshëm, duke pasur parasysh se 30 vjet më parë kemi qenë në pozicione të ndryshme, kjo është një surprizë shumë e këndshme për mua “, tha Kaliniq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!