×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamjet e tmerrshme nga momenti i rrëzimit të aeroplanit me 107 pasagjerë

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 15:40

    Publikohen xhirimet amatore nga momenti i rrëzimit të aeroplanit në Pakistan.


    Aeroplani Airbus A320 i aviokompanisë pakistaneze që transportonte më shumë se 100 pasagjerë, sot është rrëzuar në një zonë të banuar në Karachi, ku si pasojë kanë humbur jetën të gjithë që ishin brenda fluturakes.

    Sipas dëshmitarëve okularë, piloti kishte tentuar të bëjë tri ulje në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, por pa ndonjë sukses, e kur tentoi për herë të katërt- fluturakja u rrëzua në zonën e banuar, transmeton lajmi.net.

    Re të zeza tymi u ngritën në qiell kur aeroplani u rrëzua në një zonë të banuar, që njihet si një zonë e të varfërve dhe gjendet rreth dy milje larg aeroporti ndërkombëtar.

    Pamje nga momenti i rrëzimit të aeroplanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!