×
  • Lajme
  • Botë

    Qëlloi gruan me pushkë, 70-vjeçari: E ngatërrova me derr të egër

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 20:34

    Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Montecorice të Italisë, ku një 70-vjeçar qëlloi gruan e tij më pushkë.


    64-vjeçarja ishte në kopshtin e shtëpisë, në momentin që u qëllua nga burri i saj me pushkë për shkak se ky i fundit e ngatërroi me një derr të egër.

    Ngjarja në fjalë, ndodhi në fshatin Giungatelle ku përveç karabinierëve në vendngjarje shkuan edhe punonjës shëndetësorë për të transportuar gruan në spitalin San Luca në Vallo della Lucania.

    Sipas mediave të huaja, mjekët e çuan menjëherë në sallën e operacionit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!