×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëfimi rrëqethës i gazetarit që tentoi t’ia shpëtojë familjen mikut nga Kabuli: Ai më ndihmoi, e unë nuk arrita

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 7:12

    “Kah mesi i marsit kam shkruar për mikun tim Tahir Ludin, gazetarin afgan që jeton në afërsi të Washingtoni, pasi që vërejta se djali i tij adoleshent vrapon në shiritin për vrapim.


    Porosia ime ka qenë e thjeshtë, t’i lajmërohem dhe të mësojë si janë familjarët e tij”, kështu nis rrëfimin e tij gazetari i New Yorker, David Rohd.

    Siç vazhdon rrëfimin e tij, David i ka shkruar kur pa djalin e tij në fotografi se sa shumë është rritur. Por, Tahir nuk i është përgjigjur, atëherë filloi të brengoset dhe të mendoj nëse do t’i përgjigjet. Komunikimi i tyre ka qenë sporadik, por lidhja e tyre asnjëherë nuk ka qenë e përditshme, transmeton Telegrafi.

    Dy vite më parë, Tahir dhe një shofer afgan – Asad Magal dhe autori i tekstit ishin rrëmbyer nga ana e talebanëve, pasi që njëri prej komandantëve të tyre e kishin ftuar për ta intervistuar jashtë Kabulit.

    Rrëmbyesit e tyre i kishin lëvizur vazhdimisht nga një shtëpi në tjetrën – dhe në fund i dërguan në një zonë të largët në afërsi të Pakistanit, ku talebanët ndiheshin të sigurtë. Personat që i ruanin i kishin thënë Tahirit se duan ta vrasin dhe me çdo kusht dëshirojnë t’ia masakrojnë trupin. E për dallim prej tij, ata ishin sill mirë me autorin e shkrimit – duke i kërkuar që Times – punëdhënësi i atëhershëm, të paguaj miliona dollarë në mënyrë që me ato para të mund të lirojnë disa të burgosur nga Guantanamo.

    I kishin mbajtur në të njëjtën hapësirë, e Rohd dhe Tahiri për orë të tëra kishin biseduar – duke u ankuar për dhimbjen e madhe që ua kanë shkaktuar familjarëve të tyre.

    E pas shtatë muajve – Tahiri dhe Rohde arritën të arratisen. Derisa personat që i ruanin i zuri gjumi, Tahiri i kishte dërguar treshen në bazën më të afërt ushtarake.

    Ky ishte fundi i përvojës për të cilën askush prej tyre nuk kishte besuar se do të mund t’ju ndodhë. Sërish Rohd u takua me gruan – me të cilën ishte martuar vetëm dy muaj para se ta rrëmbenin. Nga frika e talebanëve, Tahir më vonë edhe Asad gjithashtu u zhvendosën në SHBA.

    Gjatë vitit Roht dhe Tahiri transformuan jetën e tyre. Rohd hoqi dorë nga raportimi nga vija e parë e frontit dhe u bë një baba krenar i dy vajzave. E rruga e Tahirit ka qenë më e vështirë. Në North Virginia, punoi si shofer në Uber më pas edhe në Amazon si shpërndarës i artikujve të ndryshëm.

    Jetonte me emigrantët tjetër në ndërtesat kolektive, duke ua dërguar shumicën e parave nga paga familjes së tij të gjerë që kishte mbetur në Kabul. Në vitin 2017 pasi që mori shtetësinë amerikane, Tahir mori pesë fëmijët e tij të mëdhenj në SHBA që të jetojnë me të.

    Në prill Roht tentoi t’i telefonoj Tahirit, por nuk kishte mundur të vë kontakt me të. Filloi të brengoset, i dërgoi disa porosi dhe sërish nuk mori përgjigje. I dërgoi edhe e-mail dhe për fat ai iu përgjigj, i shkroi se është në Kabul deri më 28 mars.

    “Talebanët janë para Kabulit. Mijëra afganë po e braktisin Kabulin çdo ditë”, kishte shkruar Tahir – duke theksuar se ka aplikuar për vizë në mënyrë që të mund pjesën tjetër të familjes ta merr në SHBA.

    E ky lajm e relaksoi paska Rohden. Disa ditë më vonë, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!