×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëzimi i avionit në Etiopi, ekspertiza: Piloti nuk ka gabuar

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 13:33

    Ekuipazhi i avionit Boeing 737 Max të rrëzuar në Etiopi, i ka respektuar të gjitha rregulloret e parashkruara, por nuk mund të vendoste dot nën kontroll avionin. Këtë e konfirmon raporti i parë i ndërmjetëm hetimor mbi tragjedinë e avionit të rrëzuar më 10 Mars bëri të ditur Ministrja e Transportit e Etiopisë, Dagmawit Moges.


    Në tragjedinë e rrëzimit të avionit të shoqërisë etiopiane të fluturimit humbën jetën 157 vetë. Hetuesit kanë gjetur të dhëna se pjesa ballore e avionit ka pasur një shtypje, tha Dagmawit Moges.

    Rrëzimi i avionit e vendosi nën presion të madh prodhuesin amerikan të avionëve, Boeing dhe Autoritetin Amerikan të Aviacionit, FAA. Në fokus të kritikave ndodhet një software, i cili pas rrëzimit të të njëjtit tip avioni Boeing në Indonezi, ku humbën jetën 189 vetë, shihet si shkaku i tragjedisë. Boeing premtoi pas tragjedisë, se do të kryejë një ripunim të programit, por përditësimi i tij ende nuk është kryer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!