Rusia bëhet me anijen akullthyese më të fuqishme në botë

Rusia e lëshoi për herë të parë në ujë një anije akullthyese që lundron me energji bërthamore. Kjo anije është pjesë e një programi ambicioz për ta zgjeruar flotën ruse për zhvillim të kapaciteteve për potencial tregtar në rajonin e Arktikut.


Akullthyesja me emrin “Ural”, e cila u lëshua në ujin e Shën Petersburgut, është një nga tri anijet e këtij lloji, të cilat vlerësohen si akullthyeset më të fuqishme në botë.

Rusia është duke investuar në infrastrukturë të re dhe riparim të porteve për shkak se po përgatitet ta shtojë trafikun përmes rrugës së Detit të Veriut, të cilën synon ta bëjë rrugë të hapur detare gjatë tërë vitit.

Anija “Ural” do t’i dorëzohet korporatës ruse për energji bërthamore, Rosatom, në vitin 2022 pasi dy anijet tjera të futen në përdorim. “Kjo anije dhe dy anijet tjera janë pjesë qendrore e projektit tonë strategjik për hapjen e rrugës detare veriore gjatë të gjitha stinëve”, tha Alexey Likhachev, shef ekzekutiv i kësaj kompanie publike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, than ë prill se Rusia do ta shtojë prodhimin e akullthyeseve me qëllim të shpeshtimit të trafikut përgjatë bregdetit të Arktikut, shkruan “The Guardian”