×
  • Lajme
  • Botë

    Shkenctarët finlandez krijojnë video 3D për të treguar se si mund ta merrni coronavirusin në supermarket

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 15:14

    Koronavirusi mbetet në ajër më gjatë nga sa mendohej më parë, paralajmërojnë shkencëtarët. Studiuesit zbulojnë se grimcat që mbartin virusin mund të qëndrojnë në ajër për disa minuta pas një kollitje të dikujt që vuan nga COVID-19.


    Shkencëtarët në Finlandë kanë lëshuar një model 3D që tregon se si koronavirusi transportohet përmes grimcave të aerosolit jashtëzakonisht të vogla të ajrit, kur një person kollitet, teshtit ose flet, përcjell Reporteri.net.

    Ata thanë se gjetjet e tyre “theksojnë rëndësinë e shmangies së hapësirave të mbyllura” gjatë pandemisë COVID-19.

    Studiuesit modeluan një skenar ku një person kollitet në një hapësirë midis rafteve, si ato që gjenden në supermarkete.

    Ata zbuluan se reja e aerosolit përhapet në afërsi të menjëhershme të personit që kollitet, dhe fillon të shpërndahet – por kjo mund të zgjasë deri në disa minuta.

    “Dikush i infektuar nga koronavirusi mund të kollitet dhe të largohet, por pastaj të lërë pas grimcave jashtëzakonisht të vogla të aerosolit që mbajnë koronavirusin,” tha Ville Vuorinen, profesor ndihmës në Universitetin Aalto në Finlandë.

    “Këto grimca më pas mund të përfundonin në traktin respirator të të tjerëve në afërsi.”

    Për studimin e tyre, studiuesit modeluan lëvizjen në ajër të grimcave të aerosolit më të vogël se 20 mikrometra.

    Për një kollë të thatë, e cila është një simptomë tipike e COVID-19, madhësia e grimcave është zakonisht më e vogël se 15 mikrometra.

    “Grimcat jashtëzakonisht të vogla të kësaj madhësie nuk mbyten në dysheme, por përkundrazi, lëvizin nëpër rrymat e ajrit ose mbeten të lundrojnë në të njëjtin vend,” thanë studiuesit.

    Shkencëtarët finlandezë thanë se përhapja e një virusi mund të ngadalësohet nëse kemi sa më pak njerëz që mblidhen në dyqane, restorante apo në transport publik.

    Jussi Sane, specialisti kryesor në Institutin finlandez për shëndetin dhe mirëqenien, tha se rezultatet e studimit theksojnë rëndësinë e njerëzve që qëndrojnë në shtëpi nëse ndjehen mirë dhe ruajnë “distancën fizike me të gjithë”.

    Pra, është shumë e rëndësishme që kur dalim në dyqane të qëndrojmë sa më pak aty, dhe të kemi një listë të gjatë paraprake me vete, në mënyrë që të bëjmë pazarin sa më shpejtë, dhe sa më shumë në sasi, që ato t’i frekuentojmë sa më rrallë. Gjithashtu, duhet ta kemi parasysh, që kur dalim për pazar, me vete të kemi edhe maskën, e cila do të na mbronte nga këto grimca, por edhe nëse jemi rastësisht të prekur me virus, t’i mbrojmë të tjerët rreth nesh. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!