×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkruar

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 21:09

    Dita e enjte shënoi ditën kur në Mbretërinë e Bashkruar numri i rasteve me koronavirus arriti një shifër të trefishtë.


    Dy pacientë të tjerë kanë vdekur në spitalet e Londrës që nga e mërkura, pas testimit pozitiv për COVID-19. Numri i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 590 këtë të enjte – ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 134 raste.

    Rritja prej 29% në rastet e konfirmuara është rritja më e madhe ditore në Mbretërinë e Bashkuar që kur shpërtheu virusi në fund të dhjetorit në Wuhan, në  Kinën Qendrore.

    Një javë më parë, më 5 mars, numri i përgjithshëm i rasteve ishte 115, duke arritur këtë të enjte deri në 590./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!