×
  • Lajme
  • Botë

    Shkrumbimi i Notre-Dame, Macron: Një pjesë e jona u dogj sot

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 22:44

    Pamjet e zjarrit të frikshëm që shkrumboi katedralen Notre Dame po qarkullojnë të mbarë botën.


    Një nga godinat më të famshme franceze por jo vetëm, që me 12 milionë turistë është objekti më i vizituar në Francë pas Kullës Eifel.

    Presidenti francez Emanuel Macron deklaroi se “është shumë i trishtuar, si të gjithë francezët, sepse po shoh një pjesë nga ne që sot po shkrumbohet”.

    “Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!