×
  • Lajme
  • Botë

    Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Miami

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 10:49

    Në Miami të SHBA-ve është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi mijëra turistë u mblodhën për pushimet pranverore, duke rritur rrezikun e përhapjes masive të coronavirusit. Për shkak të situatës është vendosur orë policore nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit dhe kjo masë do të qëndrojë në fuqi deri në datën 12 Prill.


    Bizneset në gjithë zonën e plazhit do të mbyllen gjithashtu.

    Kryebashkiaku i Miamit, Dan Gelber foli me shqetësim duke thënë se mijëra turistë shkaktuan kaos në vend.

    ‘U bë si një koncert rocku, me turma njerëzish nga çdo anë. Nëse vini këtu për t’u çmendur, shkoni më mirë diku tjetër’.

    Festa e pranverës është një periudhë pushimi për shkollat dhe Universitetet në SHBA.Festa tërheq mijëra studentë në Florida dhe destinacione të tjera me mot të ngrohtë përreth vendit.

    Zyrtarët paralajmëruan turistët që të kenë përgjegjësi dhe të zbatojnë masat, ose do të arrestohen. Të rinjtë u mblodhën pa maska, pa distancim dhe duke u argëtuar gjatë gjithë fundjavës.

    Dhjetëra të rinj janë arrestuar nga policia, ndërsa u përdor spray piperi për të shpërndarë turmat. Derisa të hiqen masat, policia do ndalojë këmbësorët dhe automjetet që futen në zonën e South Beach.

    Kryebashkiaku i Miamit fajësoi guvernatorin e Floridas për situatën i cili në fund të muajit të kaluar tha se vendi tani do jetë i lirë nga masat e kufizimit.

    Florida vazhdon të jetë një pikë e nxehtë e koronavirusit në SHBA me gati dy milion nga 29 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë në gjithë SHBA-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!