×
  • Lajme
  • Botë

    Shqiptari 31-vjeçar gjendet i pajetë në një kasolle në Itali

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 19:41

    Përfundim tragjik për historinë e shqiptarit Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 prill.


    Trupi i të riut u gjet i varur dhe në një gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

    Pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i cili ishte i fikur. Sipas policisë i riu ishte vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër. Ata madje janë shkrehur se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur.

    Hetimi për gjetjen e Licajt u bë nga karabinieri i Raguzës, ndihmuar nga vullnetarë të shumtë, si dhe të afërmit e Licajt, të cilët kishin ikur nga Shqipëria për të kontribuar në kërkimin e tij, raporton abcnews.al

    Licaj kishte shkuar në Itali që në janar dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.

    Kushërinjtë e kanë përshkruar si një njeri që vuante nga ankthi dhe para se të largohej ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjet që do u shkaktonte njerëzve të familjes dhe të afërmve lidhur me veprimin që do bënte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!