Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci rekomandoi që India të fuste masa mbyllëse për disa javë në mënyrë që të ndalonte përhapjen e virusit korona.
“Ky virus na ka treguar se, nëse lihet në vetvete, ai do të shpërthejë në shoqëri,” paralajmëroi Fauci në një intervistë për “Indian Express”.
“Askush nuk i pëlqen ta mbyllë vendin… Por nëse e bën atë brenda vetëm disa javësh, mund të kesh një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e zgjerimit”, ka thënë Fauci.
Numri i rasteve të reja me coronavirus në Indi ka rënë pak sot, por numri i vdekjeve është rritur me një rekord prej 3.689. Në të njëjtën kohë, një shtet tjetër indian vendosi karantinën.
Autoritetet indiane kanë regjistruar 392.488 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka tejkaluar 19.5 milionë. Deri më tani 215.542 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi.
Spitalet, morgjet dhe krematoriumet janë të stërmbushura, pasi të paktën 300.000 infeksione të reja u regjistruan në Indi për më shumë se 10 ditë rresht. Shumë familje duhet të kërkojnë ilaçe dhe oksigjen më vete.
Kufizime janë vendosur në pothuajse 10 shtete dhe territore indiane, ndërsa qeveria kombëtare është ende hezituese për të futur karantinë në të gjithë vendin. /kp/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.