×
  • Lajme
  • Botë

    Studimi: Dy doza të Pfizer sigurojnë përgjigje të fortë imunitare tek të moshuarit mbi 80 vjeç

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 15:40

    Dy doza të vaksinës së Pfizer mund të prodhojnë nivele të larta antitrupash tek personat që janë mbi 80 vjeç. Në këtë përfundim ka dalë një studim i pavarur i fokusuar tek imuniteti që ofron vaksina tek të moshuarit.


    Testet e gjakut të bërë në njerëz që moshës nga 80 deri në 96 vjeç zbuluan se 98 për qind e tyre prodhuan përgjigje të fortë antitrupash pas marrjes së dy dozave të vaksinës, të cilat jepen brenda 3 javëve distancë.

    Pas dozës së dytë, nivelet e antitrupave trefishohen.

    Paul Moss, profesor i hematologjisë në Universitetin e Birmingham, i cili udhëhoqi studimin me Dr Helen Parry, tha se ekipi ishte “i befasuar” dhe “shumë i kënaqur”që panë se vaksinimi me dozat e Pfizer ofron “mbrojtje të shkëlqyeshme klinike”.

    Studimi i parë i madh në botën reale rreth vaksinës së prodhuar nga Pfizer në Izrael zbuloi se dy doza parandalojnë 94% të rasteve simptomatike në të gjitha grupmoshat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!