×
  • Lajme
  • Botë

    Studimi: Shumica e gjermanëve konsiderojnë fenë islame si kërcënim

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 19:17

    Çdo i dyti gjerman e konsideron Islamin si një kërcënim, sipas një studimi të Fondacionit Bertelsman.


    Në lindje të Gjermanisë, 57 për qind besojnë se Islami është një kërcënim, dhe në perëndim ky numër është pak më i vogël, duke përbërë 50 për qind.

    Autorët e studimit paralajmërojnë për rrezikun e një interpretimi të vetëm të rezultateve të hulumtimit.

    Ata theksojnë se ky është një skepticizëm i përhapur drejt Islamit, i cili megjithatë nuk mund të identifikohet me islamofobinë, tha eksperti për bashkësitë fetare në Fondacionin Bertelsman Jasemin El Menour.

    Një ekzaminim më i hollësishëm tregon se në shumë raste ka përmbajtje ndaj Islamit.

    “Natyrisht, shumë njerëz e shikojnë Islamin në këtë moment më pak si fe, por mbi të gjitha si një ideologji politike dhe për këtë arsye kjo fe është e përjashtuar nga toleranca fetare”, shpjegoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!