Suedia e bindur se strategjia e saj do të shpaguhet, derisa thotë se shtetet tjera do të mbyllen sërish në valën e dytë të koronavirusit

Strategjia unike e Suedisë për të luftuar koronavirusin do të sigurojë që të ketë një valë të dytë me numër të vogël  të rasteve, ndryshe nga vendet e tjera që mund të detyrohen të kthehen në bllokim, thotë një nga arkitektët kryesorë të kësaj strategjie. 


Anders Tegnell, epidemiologu shtetëror i Suedisë i cili hartoi metodën e bllokimit, vlerësoi se 40 përqind e njerëzve në kryeqytetin suedez, Stokholm, do të ishin imun ndaj Covid-19 deri në fund të majit, duke i dhënë vendit një avantazh kundër një virusi me të cilin, siç tha ai do të jetojmë një kohë të gjatë.

“Në vjeshtë do të ketë një valë të dytë. Suedia do të ketë një nivel të lartë imuniteti dhe numri i rasteve ka të ngjarë të jetë mjaft i ulët”, tha Tegnell për Financial Times, përcjell Reporteri.

Suedia dhe epidemiologu Tegnell janë nën vëmendjen globale pasi përgjigja e tyre ndaj pandemisë i ka vënë ata në qendër të polemikave.

Restorantet, kafenetë dhe dyqanet janë kryesisht të hapura  në Suedi, me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore që mbështeten në distancimin vullnetar social dhe njerëzit që zgjedhin të punojnë nga shtëpia. Shkollat për fëmijët mbi 16 vjeç dhe universitetet janë të mbyllura, gjersa tubimet e më shumë se 50 njerëzve janë të ndaluar, por kjo është akoma qasja më e qetë e çdo vendi të BE-së.

Epidemiologu suedez tashmë është shndërruar në një lloj figure kulti, madje ka edhe raportime se njerëzit kanë bërë tatuazhe me portretin e tij.

Besimi publik në Institutin e Shëndetit Publik të Suedisë është rritur gjatë krizës, të cilën  Tegnell i atribuohet pjesërisht përpjekjeve të tij për të komunikuar hapur. /Reporteri