×
  • Lajme
  • Botë

    Suedia heq dorë nga hetimet ndaj Assange

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 17:40

    Suedia ka vendosur të heqë dorë nga hetimi i ngritur ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange për përdhunim.


    Zëvendës kryeprokurorja, Eva-Marie Persson, e njoftoi vendimin e ndërprerjes së hetimit në një konferencë për shtyp. Lëvizja e organit suedez të akuzës vjen pas një vendimi të marrë në muajin qershor nga një gjykatë vendase që doli në përfundimin se Assange nuk duhej ndaluar.

    Ai vetë i ka mohuar gjithmonë me forcë akuzat. Dy muaj më parë, Assange u dëbua nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku ai kishte jetuar që prej vitit 2012. Sapo vuri këmbën jashtë ndërtesës, ai u arrestua menjëherë dhe po vuan një dënim prej dënimin 50 javësh heqje lirie në burgun e Belmarshit, në jug-lindje të Londrës, për shkelje të lirimit me kusht.

    Assange po lufton sakaq edhe ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete. Ekstradimin në Suedi ndërkohë, australiani 48 vjecar kishte arritur ta shmangte për shtatë vjet falë strehimit në ambasadën e Ekuadorit në kryeqytetin britanik. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!