×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën nëntë të vdekur gjatë protestave në Mianmar, raportohet edhe për shumë të plagosur

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 16:00

    Të paktën nëntë demonstrues kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë plagosur kur policia hapi zjarr mbi ta – duke tentuar të ndalë protestën e organizuar kundër dhunës në shumë qytete të Mianmarit.


    Gjatë përleshjeve në Yangon ka humbur jetën një demonstrues, e njëjtë ka ndodhur edhe në Mingin, derisa disa tjerë janë plagosur në një qytet tjetër, transmeton Telegrafi.

    E përditshmja lokale Moniva Gazeta, ka shkruar se në qytetin Moniva kanë humbur jetën pesë qytetarë, kur policia hapi zjarr mbi ta.

    E të paktën 24 persona kanë humbur jetën në përleshjet me policinë pas puçit ushtarak të 1 shkurtit – e mbi 300 demonstrues deri më tani janë arrestuar.

    Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet që shpërfaqin dhunën e paparë në Mianmar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!