×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna me armë në një nga aeroportet e Turqisë

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 16:51

    Një polic njoftohet se ka qëlluar një koleg të tij, pastaj ka qëlluar veten në një aeroport turk, transmeton Reporteri.net.


    Mediat turke raportojnë se oficeri i policisë qëlloi me armë një polic tjetër në aeroportin Kayseri në Turqinë qendrore sot dhe pastaj qëlloi veten.

    Agjencia e lajmeve DHA shkruan se të dy oficerët u plagosën gjatë të shtënave me armë  të martën në terminalin e nisjeve të brendshme të aeroportit. Raportohet se të dy u dërguan në spital për trajtimin e plagëve që pësuan si pasojë e të shtënave.

    Mediat shkruajnë se oficerët kishin një mosmarrëveshje mes vete para se njëri prej tyre të shtinte  në drejtim të tjetrit për t’u përpjekur më pas t’ia merrte jetën vetes.

    Siç raportohet kishte panik të madh në mesin e  udhëtarëve kur të shtënat u dëgjuan fillimisht brenda terminalit të brendshëm. Policia ka marrë masa shtesë të sigurisë në terminalin e fluturimeve të brendshme të aeroportit ku ndodhi incidenti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!