×
  • Lajme
  • Botë

    Terroristi në Zelandën e Re mbante të shkruar “Skënderbeu” në armën e tij

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 11:29

    Mëngjesin e sotëm, në dy xhami të mbushura me myslimanë ndodhën sulme terroriste, ku mbetën të vdekur 49 persona dhe 48 të tjerë pësuan lëndime trupore.


    Sulmin e kishte filmuar vetë personi që e kreu atë, derisa videon e publikoi në rrjete sociale.Pas arrestimit të sulmuesit, në media doli edhe arma me të cilën kreu sulmin terrorist në këto dy xhami, gjatë namazit.

    Ajo që bie në sy është se në mesin e shumë emrave të shkruar në armë, shihet edhe ai i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

    Pos emrit të Skenderbeut, në të ai kishte shkruar edhe emrat cirilikë të: Marko Milajnov, Stefan Lazar dhe Milos Obilic.  Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’..

    Marko Miljanov Popoviq (1833 – 1901), shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi.

    Stefan Lazar – Princi serb Lazar Hrebeljanoviq (1329 – 1389), vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë. Ai përdori emrin mbretëror Stefan Lazar.

    Milos Obilic – kalorës serb në shërbim të princit Lazar, gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane. Po i njëjti vdiq në betejën e Fushë Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!