×
  • Lajme
  • Botë

    Trump mirëpret një marrëveshje tregtare me Britaninë

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 17:04

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mirëpret një marrëveshje të gjerë tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.


    Komentet e presidentit amerikan bëhen në kohën kur dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian ka hyrë në një periudhë të paqartë.

    “Administrata ime mirëpret bisedimet për një marrëveshje të gjerë tregtare me Britaninë. Potenciali është i pakufishëm” ka shkruar Trump në Twitter.

    Ligjvënësit britanikë do të votojnë sot për të kërkuar leje ose jo nga Bashkimi Evropian për shtyrjen e Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja, pas datës 29 mars, e cila është e paraparë tash për tash.

    Votimi pason kundërshtimin e ligjëvënësve britanik ndaj marrëveshjes së rishikuar ndërmjet qeverisë britanike dhe Bashkimit Evropian.

    Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në BE. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!