Trump njofton se do të investohen 50 miliardë dollarë në ekonominë e Palestinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot ka publikuar planin ekonomik për Lindjen e Mesme, duke njoftuar se do të investohen 50 miliardë dollarë për ta ndihmuar ekonominë palestineze.


Rreth 28 miliardë dollarë do të investohen në Bregun Perëndimor dhe Gaza ndërsa miliarda të tjera do të investohen në Jordani, Liban dhe Egjipt, të cilët kanë pranuar një numër të madh të refugjatëve palestinezë gjatë dekadave të fundit.

Por ky plan nuk përfshin se a do të ndërmjetësoj SHBA-ja për një zgjidhje politike mes izraelitëve dhe palestinezëve, a do të marrin palestinezët pavarësinë, si do të zgjidhet statusi i refugjatëve të Palestinës, qytetin e Jerusalemit e shumë probleme të tjera të pazgjidhura, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas të shtunën njoftoi gjithashtu se ata po punojnë për një plan ekonomik të paqes që do të realizohet në nga SHBA-ja dhe takimi do të mbahet në Bahrein, e që sipas tyre ky plan është një formë e blerjes së palestinezëve.

Por, presidenti tha se fokusimi në çështje ekonomike para atyre politike është “i papranueshëm”.

Duke folur për këtë plan, presidenti Abbas gjithashtu shtoi se “ky plan nuk do të kalojë për shkak se do t’i jepte fund kauzës palestineze”.

Ky plan ekonomik përfshinë ndërtimin e autostradave që e lidhin Gazën me Bregun Perëndimor, ndërtimin e hekurudhave, rritjen e industrisë së turizmit. Numri total i projekteve është 179. Shtëpia e Bardhë parashikoi se një plan i tillë do të realizohej në një periudhë prej 10 vitesh, e që do ta dyfishonte GDP-në Palestineze