×
  • Lajme
  • Botë

    Trump paralajmëron Rusinë: Tërhiquni nga Venezuela, të gjitha opsionet janë në tryezë

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 17:08

    Ndërsa dy avionë rusë me zyrtarë ushtarakë u ulën në Karakas, presidenti amerikan, Donald Trump, e paralajmëroi Rusinë se duhet të largohet nga Venezuela, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    “Rusia duhet të shkojë, të gjitha opsionet janë në tryezë,” tha ai. Një grup ekspertësh ushtarakë rusë mbërritën në Venezuelë për konsultime me zyrtarë qeveritarë. Burime të ndryshme thonë se nuk ka asgjë misterioze në këtë, sepse vizita është rezultat i kontratave të nënshkruara nga të dy vendet në të kaluarën.

    Gjithashtu, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1823, ekziston e ashtuquajtura “Doktrina Monroe”, e cila përcakton interesa të veçanta në fushën e sigurisë kombëtare në Amerikën Veriore dhe Jugore. Dokumenti përcakton se Shtetet e Bashkuara kanë detyrimin për të kundërshtuar ndikimin e mundshëm të vendeve evropiane dhe të vendeve të tjera në të dyja pjesët e kontinentit të SHBA-së.
    Me këtë Doktrinë, SHBA e arsyetoi përfshirjen e vet dhe ndërhyrjen ushtarake në punët e brendshme të Kubës, Salvadorit, Granadës, Meksikës, Perusë, Venezuelës dhe vendeve të tjera në rajon./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!