×
  • Lajme
  • Botë

    “Unë e vrava nënën time”, I riu thërret policinë, pastaj var veten

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 10:55

    Një dramë familjare ka tronditur zonën e Mantova të Italisë.


    Sipas mediave të huaja,  bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të enjten, para orës 13:00.

    Siç bëhet e ditur, një 27-vjeçar në Gazoldo degli Ippoliti mbyti nënën e tij 59-vjeçare dhe më pas telefonoi në 118.

    Por para se të mbërrinin ekipet e emergjencës, ai mori jetën edhe vetes.

    Viktimat janë Luca Zapparoli dhe Licia Iori.

    “Unë e vrava nënën time”, citohet të ketë thënë 27-vjeçari në telefonatën e bërë në 118, duke u varur menjëherë pas kësaj.

    Ata u përpoqën ta thërrisnin përsëri, pa marrë përgjigje.

    Pasi u gjet gjurma e telefonatës, ambulancat dhe karabinierët u dërguan në vendngjarje, por për të dy ishte tepër vonë: trupi i nënës ishte në dhomën e gjumit, djali ishte varur, shkruan Telegrafi.

    Mesa duket të dy po trajtoheshin në shërbimet psikiatrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!