×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria që ka arritur ta frikësojë edhe Amerikën: Kush janë Rojet Revolucionare Iraniane?

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 12:30

    Shtetet e Bashkuara i futën Rojet Revolucionare Iraniane në listën e grupeve të huaja terroriste, gjë që është e pashembullt, pasi kjo është hera e parë që një administratë në historinë e Shteteve të Bashkuara deklaron autoritetin e një qeverie të huaj si “organizatë terroriste”, transmeton Reporteri.net.


    Garda Revolucionare Iraniane është një krah elitar i ushtrisë iraniane, përgjegjës për mbrojtjen e regjimit nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme.  Ajo ka 150,000 njerëz dhe kontrollon policinë Basid me rreth 90,000 anëtarë aktivë dhe Njësinë e Operacioneve Speciale të Kudsit. Garda u themelua në fund të Revolucionit Islamik në vitin 1979 në Iran si një grup i armatosur elitës, roli i të cilit ishte të mbronte regjimin klerik shiit që ishte në fillimet e tij.

    Njësia fillimisht ka vepruar si një forcë e brendshme, por është zgjeruar me shpejtësi pasi presidenti irakian Saddam Hussein sulmoi Iranin në vitin 1980, kur Ajatollah Ruholah Homeini i lejoi kësaj njësie një grup të forcave tokësore, detare dhe ajrore.

    Disa analistë pohojnë se Garda është bërë një shtet shtet-komb, një manifestim i dukshëm i asaj që zakonisht quhet një “shtet i thellë” në vende të tjera, më pak autoritare, shkruan DW.

    Roli i Gardës gjendet përcaktohet me Kushtetutë dhe ajo i përgjigjet vetëm udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Hammei.

    Pretendohet se Garda Revolucionare iraniane nuk është vetëm institucioni më i fuqishëm ushtarak në vend, por ka një ndikim të thellë në politikën dhe ekonominë e vendit dhe interesat e saj shtrihen në industrinë e ndërtimit, telekomunikacionit, automobilave dhe energjisë.

    Kreu i përgjithshëm Kasem Soleimani, i cili këshilloi forcat që luftonin Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë në emër të presidentit sirian Bashar al-Asad,  bashkëpunon hapur me Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza.

    Garda mbikëqyr programin e raketave balistike iraniane dhe ka kryer disa teste.

    Shtetet e Bashkuara para disa ditësh shpallën Gardën Revolucionare të Iranit organizatë të huaj terroriste. Uashingtoni do të vazhdojë të rrisë presionin financiar dhe koston për Iranin për shkak të “mbështetjes që i jep aktivitetit terrorist”, tha përmes një deklarate presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

    Aleatët amerikanë në rajon, raporton CNN, gjithashtu besojnë se Garda Revolucionare është një kërcënim i madh për sigurinë, gjersa edhe Bahreini dhe Arabia Saudite vitin e kaluar e kanë futur këtë njësi në grupin e organizatave terroriste. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu foli shpesh për aktivitetet ushtarake të Gardës në rajon. Udhëheqësit më të rëndësishëm të Gardës Revolucionare janë gjithashtu në listën e BE-së si “etnitete terroriste”, shkruan DW.

    Garda gjithashtu akuzohet për shtypjen e disidentëve brenda Iranit dhe përfshirjen në tortura dhe shkelje masive të të drejtave të njeriut. Përkrahësit e qeverisë iraniane, megjithatë, e konsiderojnë Gardën Revolucionare një “mbrojtës” dhe “kujdestar të revolucionit”. Garda është gjithashtu e përfshirë në shërbimet publike dhe veprimet e humanitare, të tilla si ndihma për viktimat e përmbytjeve masive që vazhdojnë në të gjithë Iranin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!