×
  • Lajme
  • Botë

    Vazhdojnë luftimet, rritet numri i viktimave në Gaza dhe Izrael

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 8:34

    Përleshjet e dhunshme mes Izraelit dhe Hamasit eskaluan të mërkurën, me së paku 35 të vrarë në Gaza dhe pesë në Izrael. Këto janë luftimet më të ashpra ajrore mes palëve në vitet e fundit.


    Izraeli kreu qindra sulme ajrore mbi Gaza deri të mërkurën në mëngjes, ndërsa Hamasi dhe grupet tjera islamike hodhën shumë grupe raketash drejt Tel Avivit dhe Beersheba-s, shkruan Reuters, transmeton Express.

    Një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza u shemb dhe një tjetër u dëmtua rëndë, pasi të dyjat u goditën në mënyrë të vazhdueshme nga sulmet ajrore të Izraelit.

    Izraeli tha se ka vënë në shënjestër dhe ka vrarë disa liderë të inteligjencës së Hamasit në orët e hershme të së mërkurës. Caqe tjera të sulmeve ishin ato që ushtria izraelite i cilësoi si vende për lëshimin e raketave, zyra të Hamasit dhe shtëpi të liderëve të këtij grupi.

    Kjo ishte ofensiva më e ashpër mes Izraelit dhe Hamasit që nga lufta e vitit 2015 në Gaza dhe nxiti shqetësime ndërkombëtare se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

    I dërguar i OKB-së për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, shkroi në rrjete sociale: “Ndaleni zjarrin menjëherë. Po eskalojmë drejt një lufte të plotë. Udhëheqësit në të gjitha anët duhet ta marrin përgjegjësinë për de-eskalim. Kostoja e luftës në Gaza është shkatërruese dhe po paguhet nga njerëzit e rëndomtë. OKB-ja është duke punuar me të gjitha palët për ta rikthyer qetësinë. Ndaleni dhunën tani.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!