×
  • Lajme
  • Botë

    Versajë, rihapen apartamentet luksoze të mbretëreshës pas rinovimit

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 19:01

    Apartamentet luksoze të mbretëreshës në pallatin e Versajës do të rihapen për publikun pas një rinovimi 3-vjeçar, i cili ndihmoi të riktheheshin ngjyrat origjinale dhe detajet mjaft delikate të zbukurimeve.


    Për të rizbuluar ngjyrat origjinale ishte i nevojshëm një verifikim i përpiktë i mureve të vendit emblematik, ku lindën 19 të ashtuquajtur “fëmijë të Francës”, e ku jetuan 3 mbretëresha dhe dy bashkëjetuese të trashëgimtarëve të fronit në 107 vitet ndërmjet vendosjes së oborrit të Luigjit të XIV dhe largimit të familjes mbretërore gjatë revolucionit.

    Në total janë 3 gra mbretërish, që Versaja do t’i sjellë në vëmendje me dy ekspozita nga 16 prilli. Përveç Marie-Antoinette është edhe mbretëresha e harruar Marie Leszczynska, gruaja e Luigjit të XV, dhe Madame de Maintenon, gruaja e Luigjit të XIV që nuk kishte të drejtën të pretendonte kurorën, shkruan TCH.

    Dhomat e apartamenteve të mbretëreshës pranë sallës së pasqyrave u mbyllën që nga janari i vitit 2016, një zhgënjim i madh ky për rreth 8 milionë vizitorë në vit të pallatit të Versajës, ndërsa Marie-Antoinette vazhdon të rrëmbejë pjesën më të madhe të kureshtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!