×
  • Lajme
  • Botë

    Von der Layen pasi Erdogan e la në këmbë: U ndjeva e lënduar dhe e vetmuar në Ankara

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 9:10

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha sot se ajo u ndje e lënduar dhe e vetmuar gjatë një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në fillim të këtij muaji, duke shtuar se ajo u trajtua keq vetëm pse ishte grua.


    “Unë jam gruaja e parë presidente e Komisionit Evropian. Meqenëse jam president, prisja të trajtohesha në përputhje me rrethanat kur isha në Turqi, por nuk ishte ashtu,” u tha Von der Layen deputetëve të BE-së.

    Von der Layen shtoi se ajo nuk mund të gjente një justifikim për mënyrën si u trajtua.

    “E vetmja gjë që mund të konkludoj është se ka ndodhur sepse unë jam një grua. A do të kishte ndodhur kjo nëse do kisha veshur kostum dhe kravatë?”, tha ajo.

    Ajo nuk e fajësoi Erdoganin ose Charles Michel për shqetësimin, por tha se nuk kishte parë karrige të humbura në takimet e mëparshme të ngjashme.

    “Unë u ndjeva e lënduar, ashtu si një grua dhe një evropiane. Nuk bëhet fjalë për vendin për t’u ulur ose protokollin. Kjo flet për atë që jemi në thelb. Kjo shkel vlerat për të cilat qëndron BE dhe tregon se sa duhet të shkojmë përpara se gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë, çdo herë dhe kudo,” tha presidentja e KE-së.

    Von der Layen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u takuan së fundmi me Erdogan në Ankara rreth tensioneve midis Bashkimit Evropian dhe Ankarasë dhe kishte dy karrige në kabinet, për Erdogan dhe Michel, ndërsa Von der Layen qëndroi pranë burrave dhe shprehu habinë në tingullin “hm”, që nënkuptonte zhgënjim, transmeton AP. Pastaj ajo u ul në divan dhe ishte larg nga bashkëbiseduesi i saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!