×
  • Lajme
  • Botë

    Vrasësi më i tmerrshëm serik i vajzave vdes në burg: Viktima e parë e tij ishte vetëm 7 vjeç

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 16:47

    Angus Sinkler, dhunuesi më masiv dhe vrasësi serik në Skoci, vdiq në burg në vitin e tij të 73-të.


    Monstruozitetet e tij nuk i dhanë paqe skocezit për vite, dhe është veçanërisht interesant fakti se si u zbulua ky vrasës i pamëshirshëm.

    “Ju nuk jeni njeri, ju jeni një përbindësh”, ishin fjalët e gjyqtarit pesë vjetë më parë për këtë vrasës serik, të cilin ai as nuk e injoronte, transmeton Reporteri.net

    Sinclair u dënua nga Gjykata Skoceze në  vitin 2014 me 37 vjet burg për vrasjen e adoleshentëve në vitin 1977. U deshën rreth 30 vjet që autoritetet ta lidhnin atë me vrasjet brutale.

    Kur në vitin 1977, gjashtë vajza u zhdukën në vetëm disa muaj diferencë e gjithë Skocia ishte në panik. Të gjitha ato u zhdukën në të njëjtën mënyrë – gjatë natës. Të gjitha fillimisht u përdhunuan dhe pastaj u vranë. Vrasësi la trupat e vajzave të pafat në fermat e braktisura dhe deponi.

    Ishte e qartë se ky ishte një vrasës serik dhe viktimat ishin kryesisht të mitura.

    Katër vajza u vranë në Glasgow. Pastaj ai u zhvendos në Edinburg ku vazhdoi me monstruozitetin e tij.

    Adoleshentet Helen Scott (17) dhe Kristine Idi (17) janë parë për herë të fundit në barin “World’s End” që do të thotë fundi i botës, në tetor  të vitit 1977.

    Trupat e tyre u gjetën të nesërmen në dy vende të ndryshme, rreth dhjetë milje larg.

    Për vite e dekada, vrasjet kanë mbetur të pazgjidhura dhe në media ishin të njohura si “misteri i vrasjeve në fund të botës”

    Megjithatë, në fillim të mijëvjeçarit të ri, hetuesit më në fund ishin me fat … Në një bazë të dhënash për abuzuesit seksualë, ata gjetën një ADN që përkoi me modelin e gjetur gjatë vrasjes së një vajze 17-vjeçare, Mary Galacer, në Glasgow më 1978. Mostra e ADN-së korrespondonte me Angus Sinkler, atë kohë  55-vjeçar.

    Ai atë kohë veç ishte i dënuar me burgim të përjetshëm (1982) për 11 përdhunime, të cilat, sipas rrëfimit të tij, i kishte bërë. Megjithatë, në vitet 1980 ai kurrë nuk përmendi vrasjet e  vitit 1977 dhe 1978.

    Doli se Sinkler kishte dhuruar ADN-në vullnetarisht në polici në vitet 1990, duke mos konsideruar se teknologjia do të ishte avanconte dhe se policia do ta lidhë atë me krimet që ka kryer.

    Vetëm disa javë para seancës dëgjimore, në të cilën gjykatësi duhet të kishte vendosur për kërkesën e tij që ai të lirohej pas 20 viteve  burg, ai u akuzua për vrasjen e Mary Galacher. Në rrobat e saj të veshjes ata gjetën gjurmë të ADN-së së tij. Trupi i saj u gjet  në dimrin e vitit 1978, i hedhur në një shkurre.

    Inkler vrasjen e parë e kreu kur ishte vetëm 16 vjeç. Ai përdhunoi dhe mbyti fqinjën e tij, një vajzë shtatëvjeçarë. Në atë kohë u kap dhe u dënua me burg, por vetëm gjashtë vjet sepse ishte i mitur./Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=wSk1j7CKLus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!