×
  • Lajme
  • Botë

    Wikileaks: Assange viktimë e përpjekjeve të aktorëve të fuqishëm, përfshirë CIA-n

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 13:57

    Organizata ndërkombëtare jofitimprurëse Wikileaks, themeluesi i së cilës Julian Assange është arrestuar sot në Londër, ka akuzuar “aktorë të fuqishëm”, përfshirë CIA-n për “përpjekje të sofistikuara” që të arrestojnë dhe de-legjitimojnë Assange.


    Wikleaks postoi një fotografi të Assange në llogarinë e tij në Twitter duke shkruar se “ky njeri është një bir, një baba dhe një vëlla”, që ka fituar dhjetëra çmime gazetarie dhe u propozua për Çmimin Nobel për Paqe çdo vit që nga viti 2010.

    Ndryshe Assange është arrestuar sot në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku kishte qëndruar për shtatë vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!