×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohen skandalet e bankave kryesore të botës

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 15:27

    Dokumentet sekrete të qeverisë amerikane kanë zbuluar se disa banka të mëdha kanë sfiduar masat e pastrimit të parave duke lëvizur shuma marramendëse parash të paligjshme për persona të panjohur dhe rrjete kriminale, duke minuar kështu demokracinë në të gjithë botën.


    Një konsorcium ndërkombëtar gazetarësh investigativë, ICIJ ka bërë për 16 muaj me radhe vlerësimin e dokumenteve të FinCEN, që kanë rënë dorë të gazetarëve. Më shumë se 400 gazetarë nga 88 vende kanë marrë pjesë në këtë vlerësim.

    Dosjet “Financial Crimes Enforcement Network”, tregojnë triliona dollarë të pista rrjedhin lirshëm nëpër bankat kryesore në të gjithë botën.

    Të dhënat tregojnë se pesë banka globale, JPMorgan, HSBC, Standard Chartered Bank, Deutsche Bank dhe Bank of Neë York Mellon kanë përfituar nga “lojtarë” të fuqishëm dhe të rrezikshëm edhe pasi autoritetet amerikane gjobitën këto institucione financiare për dështimet e mëparshme për të ndaluar flukset e parave të pista.

    Agjencitë amerikane përgjegjëse për zbatimin e ligjeve të pastrimit të parave rrallë ndjekin megabanka që shkelin ligjin dhe veprimet që bëjnë autoritetet thuajse nuk ndihen në përmbytjen e parave të grabitura.

    Në disa raste bankat vazhduan të lëvizin fonde të paligjshme edhe pasi autoritetet amerikane i paralajmëruan ata se do të përballeshin me ndjekje penale nëse nuk ndalonin të bënin biznes me mafiozë, mashtrues ose regjime të korruptuara.

    JPMorgan, banka më e madhe me bazë në Shtetet e Bashkuara, zhvendosi para për njerëzit dhe kompanitë e lidhura me plaçkitjen masive të fondeve publike në Malajzi, Venezuelë dhe Ukrainë, zbulojnë dokumentet e “FinCEN”.

    Transaksionet e pista vazhduan të rriteshin përmes llogarive në JPMorgan, pavarësisht premtimeve të bankës për të përmirësuar kontrollet e saj të pastrimit të parave si pjesë e zgjidhjeve që arriti me autoritetet e SHBA në 2011, 2013 dhe 2014.

    Në përgjigje të pyetjeve për këtë histori, JPMorgan tha se ishte ligjërisht e ndaluar të diskutonte klientë ose transaksione.

    Dokumetet secrete tregojnë se HSBC, Standard Chartered Bank, Deutsche Bank dhe Bank of New York Mellon gjithashtu vazhduan me paratë e dyshimta, pavarësisht premtimeve të ngjashme me autoritetet qeveritare.

    Agjencia, e njohur si FinCEN, është një njësi inteligjence në zemër të sistemit global për të luftuar pastrimin e parave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!