×
  • Lajme
  • Botë

    Zgjedhjet në Poloni – dalin rezultatet e Exit-pollit

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 23:41

    Sot janë mbajtur zgjedhjet nacionale në Poloni ku kanë dalur në votim 61.6% e popullësisë, që është rekord për këtë vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.


    Sipas të dhënave të para, në vendin anëtar të BE’së, fitues ka dalur partia e djathtë që është në pushtet PiS.

    PiS, që është shkrutesë për Partinë e Ligjit dhe Drejtësisë, duket se do të fitojë një shumicë në parlamentin e vendit dhe kështu do të drejtojë vendin edhe për katër vite të tjera.

    Exit-polli, që është bërë nga kompania ndërkombëtare Ipsos, thotë se PiS ka amrrë 43.6% të votave, që do të thotë se ky subjket ka 239 ulëse nga 460 sa janë gjithsej në parlamentin polak të quajtur Sejm.

    Koalicioni Civic, një grupim liberal i qendrës së djathtë, parashihet që do të marrë 24.1% që do të thotë 130 ulëse. Kështu kanë rënë shpresat se do se PiS do të bie nga pushteti.

    Gjithsesi rezultatet e exit-pollit nuk besohen shumë në Poloni dhe shpesh kanë dalur të gabuara.

    PiS është partia e drejtuar nga Jaroslaë Kaczynski që ka pushtetin në Poloni që prej se Donald Tusk lëshoi postin e kryeministrit dhe pastaj u bë kryetar i Komisionit Europian. Subjekti pretendon se mbron familjen tradicionale polake dhe vlerat kombëtare nga vlerat e “degjeneruara” europiane. Vëllau binjak i Jaroslaë është ish-presidenti i ndjerë Lech Kaczynski i cili vdiq në një aksident ajror kur po kthehej prej një vizite në Moskë.

    Jaroslaë Kaczinski konsiderohet si njeriu më me ndikim në Poloni përkundër se nuk mban asnjë pozitë drejtuese në këtë vend përveq asaj të kryetarit të partisë. Ndërkohë Presidenti dhe kryeministri i Polonisë vijnë të dy nga kjo parti dhe kështu pritet të vazhdojë pas këtyre zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!