Një nënë në Britani derisa po ua bënte gati fëmijëve mëngjesin, duke u bërë drithëra me qumësht, gjeti drogë në paketimin e drithërave, raporton “The Sun”.
Hisam Nassir 25-vjeçare zbuloi një qese plastike me “Crystal meth” në paketim të drithërave “Golden Morn”.
Ajo hulumtoi online dhe zbuloi se bëhet fjalë për methamphetamine, që njihet si “crystal meth”.
Nëna e njoftoi Policinë që konfirmoi se ishte drogë e Klasit A.
“Imagjinoni sikur qesja të hapej e të përfundonte në mëngjesin e fëmijëve. Do të mund të ishte vdekjeprurëse”, thotë Haisam nga Dagenhami.
Në qese ishin 450 gramë drogë me vlerë rreth 90 mijë funte.
Haisam ka thënë se fëmijët kanë ngrënë nga paketimi në ditët para se qesja me drogë të zbulohej. Ajo dërgoi fëmijët për kontroll në spital, të cilët rezultuan se nuk kanë ndonjë problem.
Nga firma Nestle që prodhon drithërat, është thënë se hetimet kanë zbuluar se qesja e drogës është vendosur në paketim pasi produkti u largua nga Nigeria, ku është prodhuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.