Gruaja e martuar paguan një burrë të huaj 80 dollarë në orë për ta përqafuar

Me shumë siguri këtë nuk e keni dëgjuar më parë. Sipas mediave të huaja një grua e martuar paguan një burrë të huaj 80 dollarë në orë që ta përqafojë.


Gruaja ka treguar se ajo kalon kohë larg burrit të saj duke paguar një ‘ledhatues profesionist’ 80 dollarë në orë për ta përqafuar atë.

Duket paksa e çuditshme për një grua të martuar, por Saskia thotë se burri i saj absolutisht nuk e shqetëson.

Ajo përdor një shërbim të quajtur Cuddlist, ku ‘ledhatuesi’ i jep asaj një përqafim kur ajo është larg për të ndjekur karrierën e saj të aktrimit në New York.

Ajo është larg burrit të saj Arthur, për periudha të gjata kohore dhe dëshiron prekjen njerëzore që do të kishte nga një përqafim i këndshëm në shtëpi. Duke pasur këtë në mendje, ajo paguan profesionistët që të shkojnë dhe t’i japin asaj një përqafim.

Për burrin e saj, ajo shtoi se: Unë jam 99 përqind e sigurt që ai nuk xhelozohet nga përqafimi sepse unë flas me të në lidhje me këtë.